Kadaj-Bujupi: Mirë që deputetet nuk po vlerësohen si vishen, por nga ana profesionale

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Mirë që deputetet nuk po vlerësohen si vishen, por nga ana profesionale

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 22:13
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e kujton si shumë të vështirë kohën kur kishte kandiduar për herë të parë si Kandidate për deputete.

Ajo thotë se si një kandidate nga Istogu e kishte shumë të vështirë të garonte nën logon e një partie tjetër pos LDK-së.

Kadaj-Bujupi thotë se në atë kohë e kishte numrin 30 dhe pak kush besonte se dikush me numër 30 mund të merr mandatin e deputetit.

Deputetja e pesë legjislaturave thotë se megjithatë politika është profesion shumë i vështirë sidomos për femra.

“Duhet të heqësh dorë nga jeta personale, familjare për të arritur diçka”.

Ajo thotë se megjithatë ka përmirësim në raport me të kaluarën pasi më njerëzit nuk merren me deputetet se si po vishen apo si e kanë modelin e flokëve por merren me anën profesionale.

Deputetja e AAK-së thotë se në Kosova pabarazia mes femrave dhe meshkujve fillon qysh nga shkollimi kur u jepet përparësi djemve pasia ato do të kthehen për ta ruajtur familjen.

“Një grua duhet të punojë trefish më shumë për të arritur diçka në jetë në krahasim me meshkujt”, tha mes tjerash Donika Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat