Vjosa Osmani: Tash taksa 100% s’i mbron kufijtë më, ne do t’i mbrojmë

Aktuale

Vjosa Osmani: Tash taksa 100% s’i mbron kufijtë më, ne do t’i mbrojmë

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 22:30
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se tarifa për mallrat e Serbisë nuk i mbronë më kufijtë e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Sipas saj, tashmë kufijtë i mbrojnë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Ajo ka folur kështu në një intervistë për RTK-në.

“Sot tarifa nuk na mbronë nga diskutimet për kufijtë. Është Qeveria dhe Kuvendi që nuk lejojnë diskutimet përt kufijtë. Jemi ne që nuk do t’i lejojmë këto tema. Nuk na mbronë më tarfia”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kur Qeveria e kaluar e kishte vendosur taksën ajo ishte një masë mbrojtëse për idenë e ndryshimit të kufijve në dialog me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat