Bahtiri: Në formimin e koalicionit nuk pati ndërhyrje nga miqtë perëndimor

Aktuale

Bahtiri: Në formimin e koalicionit nuk pati ndërhyrje nga miqtë perëndimor

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 23:43
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se askush nga BE’ja nuk janë futur në fazën e negociatave gjatë kohës kur Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po negocionin ta formonin koalicionin.

Ai tha me garancë se nuk ka pasur ndikim askush nga jashtë për formimin e koalicionit.

“Unë po ju garantoj se nuk ka pasur ndikim askush, as nuk kanë kërkuar asnjë institucion i bashkimit evropian apo dikujt tjetër që ne të kemi një qeveri të tillë. Është kërkuar të kemi qeveri sa më shpejt, por nuk janë futur në fazën e negocimit”, është shprehur Bahtiri.

Tutje, bahtiri tha se as LDK’ja e as VV’ja nuk do të shkonin në asnjë rrethane me dikë tjetër nëse koalicioni do të dështonte.

“Ju po mendoni se LDK’ja do të shkonte me dikë tjetër, asnjëherë. As LDK’ja as VV’ja nuk ka pasë dëshirë me shku me dikë tjetër, kanë qenë të prera se vetëm këto dy grupe të partive do ta formojnë qeverinë ashtu sic ka vendose sovrani”, shtoi Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat