Hisen Berisha: Shërbimi ushtarak merr disa vite për t’u realizuar!

Aktuale

Hisen Berisha: Shërbimi ushtarak merr disa vite për t’u realizuar!

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 00:52
Hisen Berisha

Gjenerali ushtarak Hisen Berisha, është shprehur i bindur se shërbimi i detyrueshëm ushtarak, është i realizueshëm.

Berisha tha se implementimi i këtij projekti nga qeveria Kurti do të marrë disa vite kohe.

“Gjithçka është e mundur në aspektin teorik, por ka disa vështirësi që këtë projekt do ta prolongoj për disa vite”, tha ai.

Ish-drejtuesi i UÇK-së beson se ideja e shërbimit ushtarak është e pranueshme për të gjithë qytetarët.

“Ideja qeveritare si e tillë ka një lloj pranueshmërie emocionale, por unë këtë e kisha lidhur me karakterin fisnik të shqiptarëve dhe gjithmonë e kemi dashur ushtrinë. Ne nuk guxojmë të shkelim mbi këtë pranueshmëri”, tha tutje Berisha.

Sipas tij, tradita e shërbimit ushtarak obligon qytetarët që të përfundojnë ushtrinë në përiudh tre mujore dhe pastaj të kthehen jetës së lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat