A po përgatitet ky kandidat për kryetar të Podujevës, nga VV-ja?

Aktuale

A po përgatitet ky kandidat për kryetar të Podujevës, nga VV-ja?

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 10:05
VV

Tanimë edhe zyrtarisht është caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen në komunën e Podujevës.

Subjektet politike ende s’kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve, mirëpo në rrjetet sociale tashmë ka nisur  të lakohen disa personalitete, që pritet të garojnë me 15 mars.

Lëvizja “Vetëvendosje” është duke shqyrtuar disa emra. Prej tyre, ka gjasa të jetë i riu Mentor Llugaliu.

Ky i fundit, njihet në rrjete sociale, si kritikues i madh i pushtetit të kësaj komune.

Madje, afërsia e Llugaliut me LVV-në shihet edhe shoqërimi i tij me deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Image
Facebook

Ndryshe, komuna e Podujevës shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së nënkryetarit të LDK-së Agim Veliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat