“Erë e rëndë dhe ngjyrë jo normale” – gjenden mbi 1 mijë kilogramë mish i dyshimtë në Pejë

Aktuale

“Erë e rëndë dhe ngjyrë jo normale” – gjenden mbi 1 mijë kilogramë mish i dyshimtë në Pejë

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 11:39
Mish

Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore të Pejës, ka bastisur mishtoren “Qingji” në Pejë, ku ka gjetur 1 mijë e 178 kilogram mish që nuk posedon asnjë dokumentacion dhe as për prejardhjen e mishit.

Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërejtur se një sasi prej 452 kilogram ka kundërmuar erë të rëndë dhe ngjyrë jo normale.

Policia ka njoftuar po ashtu se në sallën e të dyshuarit me iniciale A.H janë gjetur tri lopë të therura të cilat nuk kanë pasur vulë të AUV-it.

Njoftimi i plotë:

Pejë, 8 shkurt 2020 Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, më datë 7 shkurt 2020 rreth orës 11:45 në rr. ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore-Pejë, me ç’rast është bastisur mishtorja ‘Qingji’ me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. (1977) dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.(1974). –

Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kg (e matur), mish i cili nuk kishte vula të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektoret e agjencisë së ushqimit dhe veterinës, të cilët kanë bërë inspektimin e tij dhe kanë gjetur mangësi.

Të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë përpiluar procesverbalin, për një sasi të mishit prej rreth 452.6 kg që kundërmonte erë të rëndë, dhe kishte ngjyrë jo normale. E gjithë sasia prej 1178 kg është asgjësuar me urdhër të inspektorëve nga ana e punëtoreve të kompanisë ‘Ambienti’ në prezencë të Policisë.

Për rastin është informuar edhe prokurori kompetent dhe i dyshuari parë

A. Zh.(1977) ndalohet për 48 orë, ndërsa i dyshuari dytë lirohet në procedurë të rregulltë.

Po ashtu me datë 7 shkurt 2020 rreth orës 19:45 në fshatin Vitomiricë – Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor – Pejë, për deri ishin në asistim të inspektorëve të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, kanë shkuar në stallën e të dyshuarit A.H.(1982), aty kanë hasur tri(3) gjedhe (lopë) të therura, të cilat nuk kanë pasur vule te AUV-së dhe për ketë arsye të njëjtat nuk kanë qenë të therura në mënyrë të rregullt. Për ketë arsye nga ana e inspektoreve i është shqiptuar fletëparaqitja të dyshuarit në vendin e ngjarjes. Vendi ku kanë qene gjedhet e vendosura iu ka vendos bllomba derës së hyrjes deri sa të tërhiqet mishi nga aty për asgjësim.

I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim  të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat