“Si nuk iu vije marre Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt të flasin për taksën”, Gashi zbulon se çfarë i bën Ramush Haradinajt

Aktuale

“Si nuk iu vije marre Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt të flasin për taksën”, Gashi zbulon se çfarë i bën Ramush Haradinajt

Nga: N.H Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 12:39
Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Petrit Gashi nga Iniciativa Qytetare për Drenasin, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, lidhur me deklaratat e dhëna nga këta të fundit.

Fillimisht Gashi, thotë se Veseli dhe Limaj nuk kanë marre të flasin për taksën. Ai kujton se këta dy liderë dikur e kishin lënë në lloçë ish-kryeministrin Haradinaj.

Ai thotë se është mirë Veseli dhe Limaj që kur të pyetën për taksën ndaj Serbisë më mirë është të thonë se kanë qenë të dehur prej darkave, e të shurdhuar prej armëve.

Ja shkrimi i tij:

Pash zoten qysh nuk i vjen marrë Kadriut e Fatmirit me fol për taksen!? Po a janë ata që e kanë lanë Ramushin në lloç!? Se pari shtyheshin mes vete se kush ka marr vendimin më vendos taksen e pastaj u fshehën pas pelenave t’ veta sapo Amerika ngriti veshin dhe tha fjalën e saj. Pra, kur ti pyet ndokush për taksen ndaj Serbisë ma mire është me thane kemi qënë të dehur prej darkave e të shurdhuar prej armeve që festonim lirimin e njerëzve nga korrupsioni.

E sa për ketë taborrin e Kurtit që kukuriste Amelika, Amelika, e që tjerëve ju thojke me NE Skifter e më të huajt Pula, këta as pula nuk donë më mbetë.

Qysh more po i pranoni Hekurudhave me Serbi?
Pse more po e pranoni sot fluturimet Prishtine – Beograd?
Pse more s’po i rrotulloni prap kamionit me produkte serbe por po i legjitimoni ata?
A keni qite fotografi të masakrave afër produkteve serbe, pse po i lejoni prodhimet e çetnikeve ashtu siç i quanit ju?
A kaq i ëmbël qenka pushteti sa ju me ulë kokën teposhtë e me fute hundën në DHE prej Amelikes a?

Marre ju qoftë!
Burrninë e trimnine që ju e promovonit as tri ditë s’mujtet me mbajte e shitet gati dy dekada Kopalla të populli.

Sa e mire është KOHA – ajo e dëshmon secili së çfarë është në të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat