Këto janë proceset në cilat do të duhet të fokusohet qeveria Kurti

Aktuale

Këto janë proceset në cilat do të duhet të fokusohet qeveria Kurti

Nga: A.M. Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 13:11
Qeveria e Kosovës

Pjesëtari i shoqërisë civile në Kosovë, dhe analisti politik Krenar Shala, e ka komentuar ftesën e Kancelarës së Gjermanisë, Angela Merkel për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Shala në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se në katër pikat e përmendura nga kancelarja Merkel çështja e marrëveshjes me Serbinë figuron e fundit.

Postimi i plotë:

Në 4 pikat që i ka parapa liderja ma e fuqishme në botë (sipas revistës TIME) e cila e udhëheqë shtetin ma të fortë në Evropë, gjatë takimit me Kryeministrin e ri të Kosovës, çështja e marrëveshjes me Serbinë figuron e fundit. Pra kancelarja Merkel osht e vetëdijshme qashtu dhe qysh osht e vetëdijshme pjesa ma e madhe e popullit të Kosovës, se zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit duhet të jenë parësore në axhendën e Qeverisë së re.

Shpresoj që Qeveria e re osht e vetëdijshme se Kosova jo vetëm që nuk ka kohë për të humbur, porse fokusin kryesor duhet ta ketë në zhvillim e jo në dialogun me Serbinë.

Sepse, mënyra me e suksesshme për tu përballur me Serbinë është që Kosova të merret me veten. Kosova nuk guxon ta lejoj veten të fokusohet shumë në çështjen e pazgjidhur me Serbinë pikërisht sepse është interes i Serbisë që Kosova të shpenzoj energji me të dhe kështu të mbetet e dobët, në mënyrë që Serbia të vazhdoj ta forcoj pozicionin e vet në raport me shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat