Lajmi i fundit nga Albin Kurti për taksën kundër mallrave serbe, ja kur hiqet tarifa 100%, këtë gjë e pret nga Serbia

Aktuale

Lajmi i fundit nga Albin Kurti për taksën kundër mallrave serbe, ja kur hiqet tarifa 100%, këtë gjë e pret nga Serbia

Nga: N.Sh Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:00
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka komentuar taskin 100% ndaj produkteve serbe.

Kurti përmes një postimi në Facebook, shkruan se, tarifa 100% do të hiqet ndaj mallrave serbe dhe do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Sipas tij, tarifa hiqet dhe zëvendësohet me reciprocitet.

Kurti tregon se, shumë shpejt do të përgatitën Doganat e Kosovës për këtë.

Ai pret nga Serbia që të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Albin Kurti në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat