Paralajmërimi: LDK do ta humb Podujevën nëse s’e kandidon këtë zyrtar - shpresa e VV-së Bulliqi

Aktuale

Paralajmërimi: LDK do ta humb Podujevën nëse s’e kandidon këtë zyrtar - shpresa e VV-së Bulliqi

Nga: A.ZH Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:31
LDK, foto arkiv

Komuna e Podujevës do të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme më 15 mars, pasi kryetari Agim Veliu, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme.

Duke komentuar në lidhje me këtë, Samir Potera nga shoqëria civile, ka thënë se LDK-ja do ta humbë këtë komunë, nëse për kandidat nuk e emëron Nexhmi Rudarin, përcjell Bota sot.

Ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje, sipas tij, shansin e vetëm e ka Shpejtim Bulliqin.

Potera ka theksuar se fitorja do të defionohet nga debatet.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

LDK hupe n’Podueve nese nuk e emnon Nexhmi Rudarin kandidat

VV te vetmen shance me fitue e ka me Shpejtim Bulliqin.

Fitorja ka me u definue nga debatet.

Nexhi edhe Shpetimi jane te familjarizuem me problemet me te cilat ballafaqohet Komuna.

LDK hyne ne zgjedhje pak e hendikepueme. Per shkak se mandatin e ka lane ne gjyse pa nevoje, edhe per shkak te obstruksioneve te ndryshme qe Kryetari i Deges i ka be gjate negociatave.

Ai eshte pa si pengesa kryesore me cue Kadrin Ramush Limushin n’opozite.

Ka me ju dashte dyfish angazhim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat