Gjykata Speciale i dërgon ftesë ish-ushtarit të UÇK-së

Aktuale

Gjykata Speciale i dërgon ftesë ish-ushtarit të UÇK-së

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:30
Gjykata Speciale

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj, është i ftuari i rradhës nga Prokurori Special në Hagë.

Arifaj ishte ushtar në Zonën Operative 125 të Pashtrikut.

Arifaj tha se ftesën e ka marrë para dy javësh në cilësinë e dëshmitarit.

Me datë 14 shkurt të këtij viti Arifaj, ka thënë se do të paraqitet para prokurorit në Hagë.

“Jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokurori i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, do të paraqitem atje. Më kanë thënë si dëshmitar”, ka thënë Arifaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat