Bashkëpartiakja e Ramushit e paralajmëron Kurtin për taksën

Aktuale

Bashkëpartiakja e Ramushit e paralajmëron Kurtin për taksën

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:46
Ramush Haradinaj

Paralajmërimin e sotëm të kryeministrit Kurti, se tarifa ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet, e ka komentuar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Haxhiu ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ai ka marrëveshje me Listën Serbe për të hequr tarifën ndaj produkteve të tyre.

Haxhiu ka paralajmëruar se fillimisht do të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme, me qëllim parandalimin e vendimit.

“Kjo tashmë po shihet qartë, Albin Kurti ka pasur marrëveshje me Listën Serbe, për ta hequr taksën. Ky vendim i tij është në përputhje me kërkesën e Serbisë.Kjo do t’i shkaktojë dëme të mëdha shtetit të Kosovës.Ne si Aleancë fillimisht do të nisim mbledhjen e nënshkrimeve të domosdoshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme për këtë cështje. Pas kësaj do t’i shohim mjetet tjera që do t’i përdorim për ta ndaluar vendimin për heqjen e taksës”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka përsëritur se Kurti është duke i mashtruar qytetarët e Kosovës, gjersa thotë se kryeministri i tanishëm nuk ka mundur asnjëherë ta argumentojë se çka përfiton Kosova, në rast se hiqet tarifa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat