Miftaraj tregon cili është ilaçi për luftimin e krimit dhe korrupsionit nga Qeveria Kurti

Aktuale

Miftaraj tregon cili është ilaçi për luftimin e krimit dhe korrupsionit nga Qeveria Kurti

Nga: G.B Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 15:02
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar lidhur me ftesën e kancelares Angela Merkel ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qeveria Kurti që ta luftojë krimin e korrupsionin, probleme të cekura nga Merkel, ilaç e ka Vettingun, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se kjo qeveri duhet të marrë masa shpejt për Vettingun dhe na duhen prokurorë e gjykatës që janë luana e jo lepuj.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kancelarja Merkel fton Kryeministrin Kurti ne Berlin, dhe ia numeron sfidat qe ka me i pas Qeveria e Kosoves!

Sipas Merkel, sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit, përmirësimi i gjendjes ekonimike si dhe dialogu me Serbinë janë disa nga problemet të cilat qeveria duhet t'i zgjidhë.

Qeveria Kurti ilaqin per me permiresu sundimin e ligjit, me luftu krimin dhe korrupsionin e ka Vettingun.

Qeveria Kurti duhet me marr masa shpejt me Vettingun, sepse Pronto prokuroret dhe gjykatesit, prokuroret me provime te jurisprudences te blera nga serbet e masave te dhunshme, çdo ditë që rrin në pushtet bejne deme te parikuperueshme!

Neve na nevojiten prokurore dhe gjykates qe jane luana e asesi lepuj, dhe qe i sherbejne dreqit e te birit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat