Kaq do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit zgjedhjet në Podujevë

Aktuale

Kaq do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit zgjedhjet në Podujevë

Nga: G.B Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 15:26
Ilustrim

Me 15 mars të këtij viti do të mbahen zgjedhjet në Komunën e Podujevës, pasi kryetari i kësaj komune tashmë është ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.

E zgjedhjet në këtë komunë, buxhetit të shtetit do t’i kushtojë rreth 500 mijë euro, përcjell Bota sot.

Kjo është bërë e ditur nga hulumtuesi nga KDI, Eugen Cakolli, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se fushata zgjedhorë do të fillojë me 3 mars dhe do të zgjasë 11 ditë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 500 mijë euro.
Fushata zgjedhore për të parin e Podujevës do të zgjasë 11 ditë, duke filluar nga 3 deri më 13 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat