Haradinaj i shkruan sërish Kurtit për taksën, ka një kërkesë

Aktuale

Haradinaj i shkruan sërish Kurtit për taksën, ka një kërkesë

Nga: A.SH Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 15:39
Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish për heqjen e taksës nga Kurti duke thënë se Donald Trump i ka kërkuar Serbisë ta njohë Kosovën dhe Haradinaj kërkon që taksa të hiqet me njohje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar që me këtë hap do të zgjidhej problemi, duke i kërkuar Kurtit të e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia.

“Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ne po kërkojmë të njejtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi”.

“Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat