Ministri i VV-së shkon në punë pa truproje e pa xhipa - Ja si reagojnë qytetarët

Aktuale

Ministri i VV-së shkon në punë pa truproje e pa xhipa - Ja si reagojnë qytetarët

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 16:07
Ministri i Vetëvendosjes Dr. Arben Vitia

Qeveria Kurti “prerjen” e parë me 20 vite (keq)qeverisje ka bërë me reduktimin e shpenzimeve nga 21 në 15 ministri, nga mbi 80 zëvendësministra në 35.

Ndërsa, dallimi i dytë janë ministrat modest e të thjeshtë sikur Dr. Arben Vitia, të cilët sigurisht do të jenë racional dhe kursimtar gjatë qeverisjes.

Për të ndërtuar politika “nga poshtë lart”, sikurse ka premtuar Kryeministri Kurti, si parakusht duhet të jenë të tillë ministra si Arbeni, e vepruar nëpër ambiente sikurse gjithë qytetarët e Kosovës, dhe jo në zyre e ambiente luksoze, makina luksoze, paga luksoze.

Qytetarët ndihen të nderuar nga ministra të tillë modest, ku dhe fotografuan Ministrin sot në Prishtinë, pa përcjellje, pa kryecapllaka e pa alltija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat