Albin Kurti tha se do koordinohet me Hashim Thaçin, vjen reagimi i Behgjet Pacollit – ja çfarë thotë për kryeministrin

Aktuale

Albin Kurti tha se do koordinohet me Hashim Thaçin, vjen reagimi i Behgjet Pacollit – ja çfarë thotë për kryeministrin

Nga: N.H Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 16:14
Albin Kurti dhe Behgjet Pacolli

Kryeministri i ri i qeverisë, Albin Kurti, për herë të parë ka kërkuar publikisht koordinim me shefin e shtetit në fushën e politikës së jashtme.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai ka mirëpritur deklaratat e kryeministrit aktual, Albin Kurti, për koordinim me Presidentin Hashim Thaçi në politikën e jashtme.

Sipas kreut të AKR-së, mungesa e harmonizimit të veprimeve në të kaluarën, e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, për koordinim të politikës së jashtme me akterët kryesorë institucional është shumë e drejtë dhe e nevojshme. Në vitet e kaluara jam përballur drejtëpërsëdrejti me fenomenin e mungesës së harmonizimit të veprimeve dhe deklaratave që e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës.

Nuk mund të vazhdohet me moskoordinim, duhet të harmonizohen dhe koordinohen të gjitha veprimet mes akterëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat