Milazim Krasniqi zbulon zgjidhjen e vetme për taksën 100%

Aktuale

Milazim Krasniqi zbulon zgjidhjen e vetme për taksën 100%

Nga: M.H Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 16:36
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi në një postim në Facebok ka shkruar në lidhje me reciprociteti për taksën 100% ndaj shtetit të Serbisë.

Krasniqi tregon se çfarë nënkupton reciprociteti dhe gjithashtu jep zgjidhjen që forcimi nga brenda i shtetit tonë dhe kombit shqiptar është ajo që mund të përballë presionin dhe dominimin e Serbisë në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Reciprociteti nënkupton një raport fizikisht simetrik dhe moralisht legjitim ndërmjet dy subjekteve. Nëse subjektet janë asimetrike përnga madhësia, fuqia dhe legjitimiteti, reciprocitet nuk mund të ketë. Në atë rast mund të ketë presion, imponim, dominim, subordinim të njërit sbjekt mbi tjetrin. Qashtu qysh ka Serbia ndaj Kosovës dhe qysh ka me pasë edhe më tutje. E vetmja zgjidhje është forcimi nga brenda i shtetit tonë dhe i kombit shqiptar në rajon, për të përballuar presionin, imponimin, dominimin dhe subordinimin e Serbisë mbi Kosovën. Llafet pa mbulesë nuk na bëjnë derman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat