Befasohet bashkëpunëtori i kolonelit Ahmet Krasniqi: Albin, a je ti?!

Aktuale

Befasohet bashkëpunëtori i kolonelit Ahmet Krasniqi: Albin, a je ti?!

Nga: A.ZH Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 17:15
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i vendit Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin Hashim Thaçi, për të përfaqësuar Kosovën në mënyrë unike në politikën e jashtme.

Ai ka thënë se politika unike në arenën e jashtme, është një urgjencë.

“Është urgjente që ne të kemi një politikë të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kokafoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, ka deklaruar sot Kurti.

E ky qëndrim i tij, nuk po i pëlqën sih-bashkëpunëtorit të ngushtë të Kolonelit Ahmet Krasniqi dhe publicistit Sefedin Krasniqi, përcjell Bota sot.

Krasniqi në një postim në Facebook, është shprehur i befasuar me fjalët e Kurtit, duke e pyetur se a është ai.

Ai ka thënë se Kurti dikur betohej se do ta shkarkonte Thaçin.

“Albin, a je ti a jo? A të kujtohehet kur betoheshe që do ta shkarkosh Thaçin? A tash a atëherë e ke thënë të vërtetën!”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat