Deputetja e AAK-së i reagon ashpër Rexhep Selimit pasi tha se Albin Kurti ka qenë i gatshëm të kapë armën në luftë

Aktuale

Deputetja e AAK-së i reagon ashpër Rexhep Selimit pasi tha se Albin Kurti ka qenë i gatshëm të kapë armën në luftë

Nga: A.SH Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 18:33
Time Kadriaj

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Time Kadriaj, ka reaguar për deklaratën e Rexhep Selimit i cili së fundi kishte thënë se Kurti ka qenë i gatshëm edhe për të rrokur armën por nuk e ka lejuar komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar me Selimin duke thënë ta lënë luftën e të tregojnë veten.

Postimi i plotë:

Po i shoh disa qëndrime të shokëve të mi që nuk e paskan lënë Albinin me u veshë e me u armatosë në luftë!!!
Garant janë frikësu me e armatosë se pastaj vaj halli për ushtrinë Jugosllave*.
Lene bre luftën se u kry moti.
Tregone vetën tash në luftën e re pa armë por me të njejtit njerëz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat