Time Kadriaj për Kurtin: Janë frikësu me e armatosë se pastaj vaj halli për ushtrinë Jugosllave

Aktuale

Time Kadriaj për Kurtin: Janë frikësu me e armatosë se pastaj vaj halli për ushtrinë Jugosllave

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 18:48
Time Kadriaj për Kurtin: Janë frikësu me e armatosë se pastaj vaj halli për ushtrinë Jugosllave

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka kritikuar bashkëluftëtarët e saj, me gjasë Rexhep Selimin nga VV i cili tha se Albin Kurti kishte shprehur gatishmëri të qëndronte në front gjatë luftës.

Kadriaj ka thënë se duhet lënë ky muhabet, ngaqë lufta ka përfunduar që moti. Ajo ka thënë se këta njerëz duhet ta dëshmojnë veten tani, në luftën e re por pa armë.

Postimi i saj i plotë:

Po i shoh disa qëndrime të shokëve të mi që nuk e paskan lënë Albinin me u veshë e me u armatosë në luftë!!!
Garant janë frikësu me e armatosë se pastaj vaj halli për ushtrinë Jugosllave*.
Lene bre luftën se u kry moti.
Tregone vetën tash në luftën e re pa armë por me të njejtit njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat