Osmani uron xhudistet: Shëndritja juaj qoftë inspirim shpirti për të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi

Aktuale

Osmani uron xhudistet: Shëndritja juaj qoftë inspirim shpirti për të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi

Nga: H.O. Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 21:02
Nora dhe Distria

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin për fitoren e tyre në Paris.

Osmani shkruan në Facebook se e ka nisur ditën me homazhe për yllin Nexhmije Pagarusha dhe e përmbylli duke festuar për dy yjet, Distria dhe Nora.

Postimi i plotë:

Sot e nisa ditën duke bërë homazhe për një yll që u shua, mbretëreshën e muzikës shqipe. Po e përmbylli këtë ditë duke festuar për dy yje që po shëndrisin, xhudistet Distria dhe Nora. Le të jetë kjo ditë yjesh një metaforë për vendin tonë: se për çdo rënie tonën, ne do ngritemi përsëri.

Urime fitorja Distria & Nora. Shëndritja juaj qoftë inspirim shpirti për të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi. ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat