Rezultatet për rastin e parë të dyshuar me koronavirus pritet të dalin rreth mensatës

Aktuale

Rezultatet për rastin e parë të dyshuar me koronavirus pritet të dalin rreth mensatës

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Një shtetase britanike po qëndron e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, e cila është dyshuar të jetë prekur nga koronavirusi, por që QKUK-ja nuk ka mundur të konfirmojë nëse kemi të bëjmë me virusin në fjalë.

Hetem Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK, ka thënë se sonte rreth mesnatës pritet të dalin rezultatet e pacientes.

“Duke pasur parsysh se këto janë informatat e dorës së parë dhe tani sapo i morëm informatat e para për shkak të hispotaliztimit të një pacienteje. Mostrat janë dërguar menjëherë në laboratin e Instituti Kombëtar. Ekipet janë thirr urgjentisht, dhe mostrat kanë hyrë në punë. I tërë materiali i nevojshëm që është zbuluar për diagnostikim, ekziston edhe në Institutin KOmbëtrar. Pritet që rreth mesnatës të dalim me rezultatet për pacientin. Sido që të jetë rezultati, janë ndërmarrë të gjithë masat e izolimit në masë të parë. të gjitha procedurat që janë marrë në Klinikën Infektive, tashmë janë të përshkruara në detatje në planin e veprimit të Institutit Kombëtar që është miratuar nga MSH-ja, dhe është mbështetur në të gjitha rekomandimet e OBSH-së. IKSHP është në rrjedha dhe duke u zbatuar procedurat kundër epidemike për koronavirus prej 31 dhjetorit, 2019. Prej 7 janarit, kur është zbuluar diagnostika e sëmundjes, ne i kemi marrë informatat e para dhe jemi furnizuar ndër të parët në Evropë me reagencat dhe materialin kombpolet për të diagnostikuar koronavirusin”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat