Grupi Nisma-AKR, pavarësisht dallimeve nuk pritet të ndahet

Aktuale

Grupi Nisma-AKR, pavarësisht dallimeve nuk pritet të ndahet

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 12:44
Kuvendi i Kosoves

Rreziku që dy partitë të mbesin pa grup parlamentar i ka shuar mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, por në partinë e Behgjet Pacollit nuk e mohojnë mundësinë, që siç thonë ata për interes të shtetit t’i bashkohen grupeve parlamentare të partive në pushtet.

Ndonëse garuan së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit, Nisma-AKR, këtë legjislaturë nisën me deklarata kundër njëri-tjetrit.

Por, i emëruari si shef grupi i këtij koalicioni, Haxhi Shala thotë se të gjitha këto nuk janë arsye që të ndahet grupi parlamentar.

Ai për kpu shpreh optimist se pavarësisht të gjithave, ata do të qëndrojnë të bashkuar në parlament.

Shala: Nuk kemi ndarje të grupit parlamentar

“Ne jemi si grup parlamentar prej 6 deputetëve, nuk kemi ndasi. Po mendimet për votimet kemi qëndrime, i kemi jo vetëm si grup, si dy deputët të AKR-së, por lirinë e kemi të gjithë deputet ët që të vendosin vet. Nuk kemi presion që kështu duhet apo jo. Ne si deputetë vendosim për çështje tona. Është një mendim ose punë e Pacollit me i dhënë mbështetje votimit të qeverisë Kurti, por nuk kemi ndarje, siç po quhet, jo ata votuan dhe u nda grupi. Nuk kemi”, thotë Shala.

Se ka dallime brenda grupit parlamentar Nisma-AKR, e thotë edhe nënkryetari i kësaj të fundit, Vesel Makolli.

Ai thotë, se janë për bashkëpunim të mëtejmë, por në suaza të respektimit të njëri-tjetrit, derisa nuk e mohon mundësinë që deputetët e AKR-së t’i bashkëngjiten ndonjë grupi tjetër parlamentar të partive në pushtet.

Makolli: Bashkëpunimi me Nismën duhet të jetë në suaza të marrëveshjes paraprake

“Bashkëpunimi me Nismën do të jetë në suaza të marrëveshjes paraprake. Në suaza të respektimit të njëri-tjetrit. Normalisht në suaza të atyre që çdokush të ketë mendimin e vet në situatat aktuale...në qoftë se është interesi i shtetit, po them ne nuk jemi për me prish grupin parlamentar. Jemi për bashkëpunim. Normalisht duke respektuar njëri-tjetrin, por në qoftë se dikush dëshiron të kundërtën, do të shqyrtojmë pozicionin tonë dhe interesin ma së pari të shtetit”, thotë ai.

Në lidhje me këtë analisti politik, Faton Abdullahu thotë se çfarëdo ndarje ndërmjet dy partive do të mbeteshin pa grup parlamentar brenda Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, kjo është arsyeja e vetme që ata përkundër dallimeve të theksuara, pritët të qëndrojnë së bashku.

Abdullahu: Kanë interes të përbashkët Nisma-AKR të mos ndahen

“Kanë interes të përbashkët që këto dy forca politike të mbesin bashkë dhe që të mos tundohen të ndahen dhe të shkojnë me pozitën. Është në vullnetin e tyre, ata kanë marrë vota dhe do të vendosin si do t’ia bëjnë. Por është e udhës që të qëndrojn ë besnik opozitarzimit për të mos e dëmtuar procesin demokratik”, u shpreh Abdullahu.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, Nisma-AKR, kanë garuar si koalicion i përbashkët, derisa me vështirësi të mëdha e kanë kaluar pragun zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat