Zyrtari i PDK-së i reagon Haskukës: Njëherë i mashtruat qytetarët, tani thoni se kanë pritje joreale

Aktuale

Zyrtari i PDK-së i reagon Haskukës: Njëherë i mashtruat qytetarët, tani thoni se kanë pritje joreale

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 12:52
Betim Gjoshi

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi e ka quajtur të turpshme deklaratën e kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje i cili ka thënë se qytetarët kanë pritje joreale nga qeverisja e re e Albin Kurtit.

Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se “këta që mashtruan njerëzit e zakonshëm të këtij vendi – nuk kanë fije turpi dhe publikisht i qortojnë dhe akuzojnë se nuk janë real në pritjet e tyre”.

“Edhe sikur t’i mbyllim sytë për premtimet mashtruese ekonomike, këta mashtrues u kanë premtuar njerëzve të këtij vendi Shpresë. A ka më rëndë se tu thuash sot njerëzve se Shpresa jote është Joreale?”, ka thënë Gjoshi në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat