Thaçi tregon epilogun e skicave të Trumpit për Kosovën

Aktuale

Thaçi tregon epilogun e skicave të Trumpit për Kosovën

Nga: A.ZH Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 13:58
Donald Trump dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se letrat e Trumpit, e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke, përcjell Bota sot.

Thaçi ka paralajmëruar se me udhëheqjen e Trumpit dhe punën e ambasadorit Richard Grenell, ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës. HTH”, ka shkruar presidenti Thaçi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat