Rrëfim i ish-ushtarëve të UÇK-së për aksionin e parë pas vdekjes së Zahir Pajazitit

Aktuale

Rrëfim i ish-ushtarëve të UÇK-së për aksionin e parë pas vdekjes së Zahir Pajazitit

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 14:19
Rrëfim i ish-ushtarëve të UÇK-së për aksionin e parë pas vdekjes së Zahir Pajazitit

Duke mos duruar padrejtësitë që po i bëheshin popullit shqiptar nga regjimi serb, të rinj e të reja, burra, gra, fëmijë e pleq ngritën zërin e tyre.

Dhuna, burgosjet politike, vrasjet dita ditës po rriteshin në Kosovë nga fundi i viteve të ‘60-ta.

Rezistenca që po mundohej populli shqiptar t’i bënte regjimit serb me demonstrata po shtypej edhe më shumë në vitet e ’80-ta.

Gjithë këtë kaos regjimi përgjatë viteve nuk do mund ta duronin as Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushefci që shokët tjerë do u bashkoheshin më pas.

Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Njëri nder themeluesit e UÇK-së do të shkonte në botën tjetër i qetë sepse kishte lënë shokë trima që do të merrni hakun për të dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat