Ish-mjeku i UÇK-së me një rrëfim të padëgjuar mbi luftën, zbulon nëse ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së me një rrëfim të padëgjuar mbi luftën, zbulon nëse ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së

Nga: N.H Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 16:15
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar një rrëfim të tijin të padëgjuar më parë rreth luftës së fundit në Kosovë.

Loshi në fillim të këtij rrëfimi zbulon së kishte qenë edhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Skenderaj, përcjell “Bota sot”.

“Unë isha njeri me fakultet, të paktën si ata që ishin. Unë kisha libra letrarë të botuar dhe isha anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës. Ata nuk kishin, as nuk ishin. Unë isha një emër i njohur i plejadeës së kulturës dhe gazetarisë së kohës. Ata nuk ishin. Unë isha anëtar i Kryesisë së LDK-së në Skenderaj, ata kryesisht nuk ishin! Nuk ishin aktivistë politikë fare”, shkruan ai.

Tutje, ish-mjeku i UÇK-së në këtë shkrim gjithashtu rrëfen se pas përfundimit të luftës, emri i tij ka figuruar si veteran i rremë.

Ja shkrimi i tij:

Unë isha njeri me fakultet, të paktën si ata që ishin. Unë kisha libra letrarë të botuar dhe isha anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës. Ata nuk kishin, as nuk ishin. Unë isha një emër i njohur i plejadeës së kulturës dhe gazetarisë së kohës. Ata nuk ishin. Unë isha anëtar i Kryesisë së LDK-së në Skenderaj, ata kryesisht nuk ishin! Nuk ishin aktivistë politikë fare.

Dhe kur filloi lufta, unë kisha veshur uniformën dhe kisha kapur pushkën. Ata, afër 40 mjekë të tjerë, kolegë të mi të punës në Shtëpinë e Shëndetit, asnjëri nuk denjuan t’i bashkohen UÇK-së. Ata ishin intelektualët, unë isha rebeli. Ndonjëherë, ndonjëri edhe më qortonte për gjykim jo adekuat të raportit të UÇK-së me armikun. Si kisha guxuar?!

Tash shumë prej tyre kanë bërë letrat për veteranë, kurse mua më ka dalur emri si veteran i rremë! Falsifikator! Dhe, asnjëri nga kolegët e mi nuk ka reaguar. Por, unë i kuptoj. Po të reagonin do t’u thoshin: rri ti aty, se ai ishte por ti nuk ishe! Kqyri punët tua!

Deshmia ime për prokurorinë: Në komunën e Skenderajt nuk ishte asnjë mjek anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pos Dr. Liri Loshit dhe Dr. Fadil Bekës. Ata nuk mund të ishin pa e ditur unë. Sepse, unë isha edhe drejtor i drejtorisë për shëndetësi që u formua disa muaj para përfundimit të luftës dhe kisha informacion për secilin mjek. Kisha edhe obligim të vendosja për detyrat e tyre të rregullta, apo të veçanta dhe ta monitoroja punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat