Ky ishte fjalimi i Albin Kurtit në protestën ku u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini

Aktuale

Ky ishte fjalimi i Albin Kurtit në protestën ku u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 17:25
Albin Kurti

Më 10 shkurt të vitit 2007, derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit nga Policia rumune e UNMIK-ut, u vranë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Protesta e organizuar nga Vetëvendosje, përveç dy aktivistëve të vrarë, la edhe 80 të tjerë të plagosur.

Më se 70 të lënduar, katër prej të cilëve rëndë, si dhe 15 të arrestuar është bilanci i protestave tëasaj kohe të Lëvizjes Vetëvendosje, që eskaluan në përleshje të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe policisë në qendër të Prishtinës.

Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë tentuar të shpërthejnë kordonin e policisë së Kosovës dhe policisë së UNMIK-ut, që ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Prijësi i kësaj proteset, atë kohë ishte, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tashmë është kryeministër i vendit.

Lideri i LVV-së në 2007-tën, i quajti mashtrues anëtarët e Ekipit Negociues të Kosovës.

Më poshtë gjeni deklaratën e tij të bërë në protestën e 10 shkurtit të 2007-tës:

“Thonë që Kosova sipas pakos së Ahtisaarit do të ketë Kushtetutë, prandaj po u bëka shtet. Kushtetutë kemi pasur edhe në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës–ajo ka qenë autonomi. Përderisa është në fuqi Rezoluta 1244, nuk ka sovranitet për Kosovën”, theksoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat