E pabesueshme: Serbia në “ethe”, ka një shqetësim të madh

Aktuale

E pabesueshme: Serbia në “ethe”, ka një shqetësim të madh

Nga: V.R Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 17:34
Ilustrim

Shumë herë, nga shumë përfaqësues politik të pothuajse secilës parti, shqetësim të veçantë kanë shpreh situatën e Kosovës në raport me Serbinë.

Kjo, fazë, del të jetë edhe faza përfundimtare që, një herë e përgjithmonë, të sqarohen raportet dhe të niset një nismë e mbarë për në BE.

Ajo që, mund të themi do ta bëj më interesante përballjen e Kosovës me Serbinë nga sot e tutje, është se, kësaj here është Albin Kurti që do ta përfaqësoj Kosovën, nën petkun e kryeministrit të Kosovës.

Se sa do të jetë efikas Albin Kurti, pritet të shihet.

Sidoqoftë, publicist Leon Duhanaj, për “Bota sot”, tha se nëse nisemi nga këndvështrimi kombëtarë,  nuk besoj që ka shqiptarë, i cili për çështje të mbrëmshme politike, të ketë dëshirë të merret me Serbinë, këtu bësoj hynë edhe Kryeministri Kurti.

“Megjithatë mendoj që të merresh me ta, është obligim institucional, ligjorë dhe  kushtetues të cilin secili që ka përgjegjësi shtetërore, duhet ta bëjë. Natyrisht që kur flasim për z. Kurti dalin në pah kontradikta të mëdha. Ai si opozitarë, bëri karrierë pikërisht duke kundërshtuar, e luftuar çdo formë të takimeve, bisedave apo negocimi me ta”, tha ai.

Tutje, Duhanaj, shtoi se Kurti nuk është që ka shprehë ndonjë rezervë apo hezitim në këtë drejtim. Madje sic tha ai, Kurti po jep sinjale si me qenë duke u nxituar t'i takojë dhe të negociojë me ta.

“Unë nuk e kam ndonjë problem personal me ketë fakt, përkundrazi me shumë e pëlqej një Albin siç është tani, që merr përgjegjësi se sa siç ishte që kundërshtonte gjithçka. Shqetësimi im, qëndron tek fakti që.sa shpejt po ndryshon Albini dhe, po frikësohem mos po na bëjë ta harrojmë Thaçin”, tha Duhanaj.

Më tej, Duhanaj, shtoi se njëjtë si Kurti edhe Thaçi ishte agresiv në raport me Serbinë në fillet e karrierës.

“Nëse ju kujtohet koha kur Thaçi iu futë politikës, ka qenë edhe me agresiv se Albini. Megjothatë tash s'ke mundësi ta imagjinosh. Thirrja në tema poluliste, nuk ëstë e sinqertë fare, pra është mashtrim klasik dhe, si e tillë, nuk sjellë asnjë dobi, përpos të siguroj qasje në pushtet përmës i injorancës. Nuk duhet të mburremi me ketë gjendje, sepse nuk është vlerë, përkundrazi”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat