Klinika e Infektivës nesër del me detaje të reja rreth të dyshuarës me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Klinika e Infektivës nesër del me detaje të reja rreth të dyshuarës me koronavirus në Kosovë

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 18:59

Ministri i Shëndetësisë dhe mjekët e Klinikës Infektive në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, gjatë ditës së djeshme, kanë njoftuar se një pacient është duke u trajtuar nën dyshimin se mund të jetë prekur nga koronavisrusi.

Në konferencën urgjente të mbajtur në Klinikën Infektive, ministri Arben Vitia ka pohuar se bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila punon në Kosovë, e cila dyshohet se mund te jetë infektuar në një qendër skijimi.

“Ka qenë në një qendër skijimi dhe ajo pasi ka dëgjuar se ka pas persona të infektuar, pasi ka pas një kollë, ajo ka ardhur dhe ka bërë një kontroll dhe rezultatet jemi duke i pritur. Pritet se rreth orës 23:00 dhe 24:00, do të dalin rezultat. Sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë rezultate pozitive dhe nuk ka asgjë për t’u frikuar”, tha Vitia.

Gjatë kësaj dite,media ka kontaktuar drejtoreshën e Klinikës Infektive në ShSKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, për të mësuar të rejat rreth rastit në fjalë dhe rreth gjendjes së pacientës, por e njejta pa dashur të japë detaje, tha se në lidhje me rastin, Klinika e Infektivës nesër do të dalë me një komunikatë.

“Nuk e di, unë jam sot në pushim, nesër do të dalim me një komunikatë”, tha Ajazaj-Berisha.

Pacientja e cila u dyshua se është e infektuar me Koronavirus, është nga Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat