Flet bashkëpunëtori i ngushtë i Kurtit i cili është i emëruari i parë si zëvendësministër

Aktuale

Flet bashkëpunëtori i ngushtë i Kurtit i cili është i emëruari i parë si zëvendësministër

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 20:42
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla

Ishte gjithmonë krahu i djathtë i Albin Kurtit. Xhelal Sveçla, madje është ndër të parët anëtarë e themelues edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa kur Albin Kurti, mori postin e kryeministrit, Sveçla, ishte edhe në takimet e para me diplomatw të huaj.

Por, ai nuk do të shërbej në kabinetin e kryeministrit të Kosovës.

Xhelal Sveçla, është zëvendës ministri i parë që është emëruar në këtë funksion nga Albin Kurit.

Ai do të shërbej si zv ministër i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme e Administratës Publike.

E një ditë pas këtij vendimi të kryeministrit, Xhelal Svecla është akomoduar në një nga zyrat më të rëndësishme në MPB.

Ndërkohë në një prononcim, ai ka thënë se do të punoj ngushtë me Ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliun.

Por, Xhelal Svecla nuk do të jetë zv ministri i vetëm në këtë ministri.

Tek pasi që të bëhet emërimi edhe i dy zv ministrave të tjerë, do të dihen edhe përgjegjësit konkrete që do të ketë secili.

Ndërkohë, në qeverinë e Albin Kurtit pritet të emërohen edhe mbi 33 ministra të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat