Ky është politikani nga Kosova që pagoi borxhin e Labinot Tahirit në ATK

Aktuale

Ky është politikani nga Kosova që pagoi borxhin e Labinot Tahirit në ATK

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 20:44
Labinot Tahiri

Këngëtari nga Kosova që i hyri edhe politikës, Labinot Tahiri në një intervistë për InDoks ka folur rreth problemeve me pagesa të tatimeve në Kosovë.

Tahiri ka deklaruar se nuk ka pasur një të kaluar të këndshme me ATK-në. E ndëshkuan goxha në të kaluarën.

“ Unë vullnetarisht kam kërkuar të paguaj prej viti 2005 për arsye që pak me herët nuk kam pasur angazhime të shumta, 2003-2004 atëherë ka fillu karriera, sa më lartë që kam shkuar me mbrëmje më shumë kam pasur interesim për t’i paguar tatimet”, ka thënë Tahiri.

Hyrja në poltikë i kushtoi shumë, pasi ishte detyruar që ta paguante gjobën në ATK. Tahiri për indoks ka treguar se cili politikan kosovar e ndihmoi që ta shlynte këtë borxh.

“Borxhi ka qenë 127 mijë euro në atë kohë me ka ndihmur edhe Behgjet Pacolli, për t’i paguar, sepse nuk po e di tash a ka qenë e drejtë po momentin që jam futur në parti kishte ardhur kjo farë gjoba”, ka thënë Tahiri.

InDoks në këtë episod do të trajtoj historinë e vënies së estradës nën hetime. Dyshimet e fuqishme për shmangie tatimi. Rastet që atyre iu hapën me bujë e u shuan më vonë. Dhe konfirmimet zyrtare për hetime nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat