Pos Osmanit edhe shumë gra të tjera janë të angazhuara në pozita vendimmarrëse

Aktuale

Pos Osmanit edhe shumë gra të tjera janë të angazhuara në pozita vendimmarrëse

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 21:04
Kuvendi i Kosovës

Dikur Kuvendi i Kosovës udhëhiqej një grup burrash. E sot në krye të saj qëndrojnë dy gra.

Vjosa Osmani nga e hëna e tutje është shefja e re e legjislativit. Ajo është gruaja e parë, që udhëheq me Kuvendin e Kosovës.

Edhe nënkryetarja e Kuvendit që vije nga radhët e Vetëvendosjes është grua. Por pos Osmanit e Nagavcit, që janë në krye të Kuvendit, gratë u angazhuan edhe në institucione të tjera.
Në një fotografi të publikuar ditëve të fundit, shihen ato që tashmë mbajnë pozita të rëndësishme shtetërore.

Albulena Haxhiu nga VV është emëruar ministre e Drejtësisë, Rozeta Hajdari nga e njëjta parti është emëruar ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Nga LDK, ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është Hykmete Bajrami, ndërsa Vlora Dumoshi do të udhëheq ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Pjesë e Qeverisë Kurti është edhe një grua si ministre, Emilia Rexhepi e cila do ta udhëheq ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

E deri te kjo përbërje, mund të ketë ndikuar edhe insistimi i shoqërisë civile.

Por Aliu thotë se pavarësisht dëshirës së madhe që gratë të angazhohen në krye të institucioneve, nëse gabojnë në punën e tyre, do të jenë të gatshëm edhe t’i kritikojnë.

Në qeverisjen e kaluar si ministre ishte e angazhuar Dhurata Hoxha dhe një kohë Albena Reshitaj e cila më pas në postin e ministres së ambientit u zëvendësua me Fatmir Matoshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat