Agim Bahtiri sfidon Thaçin: Jam i bindur se do të zgjidhesha president nga vota e qytetarëve

Aktuale

Agim Bahtiri sfidon Thaçin: Jam i bindur se do të zgjidhesha president nga vota e qytetarëve

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 22:31
Agim Bahtiri dhe Hashim Thaçi

Presidenti aktual, Hashim Thaçi, ka lënë të kuptohet se do të kandidonte edhe për një mandat për president nëse kreu i shtetit do të zgjidhej nga qytetari.

Por Thaçit tashmë i ka dalë një kundërkandidat i fortë, kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili është shprehur i bindur se do të fitonte nëse zgjedhja e presidentit do të bëhej direkt nga qytetarët.

“Dukë parë pritjet dhe respektin që më bëhen në secilin qytet, mendoj se isha dal fitues, për arsye se këtë vend, nuk jam ardh për interes, jam ardh veç për interes të qytetarëve, deri më sot nuk ia kam harxhu komunës së Mitrovicës, as pagë, as mëditje, kerrin e kam privat, e voziti vet, gjithë shërbimet ua bëjë qytetarëve të mi. Në këtë moment, me këta parametrat që i kam, gara presidenciale me votën e qytetarëve të zgjidhet presidenti, po ju garantoj se do të fitoja, sepse qytetarët s’kanë çka me zgjedh më mire”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri më tej ka thënë se qytetarëve ju duhet një njeri i pakorruptuar, një njeri që nuk ka para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat