Përkujtohen Mon Balaj dhe Arben Xheladini

Aktuale

Përkujtohen Mon Balaj dhe Arben Xheladini

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 05:59
Arkiv

Në përvjetorin e 13-të të demonstratës së 10 shkurtit 2007 ku mbetën të vrarë dy nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! Mon Balaj dhe Arben Xheladini, Lëvizja Vetëvendosje dhe familjar të të vrarëve do të bëjn homazhe tek varret dhe përmendorja e tyre.

Balaj dhe Xheladini mbetën të vrarë me 10 shkurt 2007 derisa po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do te vënë lule tek pllakata e vendosur në Sheshin ‘Nënë Tereza’, në kryeqytet, aty ku ishin qëlluar të ndjerët me plumba gome nga policia rumune në vitin 2007.

Edhe pse kanë kaluar 13 vite që kur policia rumune e UNMIK-ut në demonstratën e 10 shkurtit 2007 shtiu me plumba gome drejtë protestuesve duke lënë të vdekur dy prej tyre, megjithatë deri më tash askush nuk është dënuar për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat