Haradinaj përkujton Arben Xheladinin e Mon Balajn

Aktuale

Haradinaj përkujton Arben Xheladinin e Mon Balajn

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 08:58
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një statusi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka kujtuar dy ish-aktivistët e Vetëvendosjes, Arben Xheladinin e Mon Balajn.

“Përkujtojmë sot Arben Xheladinin dhe Mon Balaj, dy të rinjë të Kosovës që u flijuan për atë që besuan. I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë që Xheladini dhe Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat