Ja si largohet lypësi nga sheshi në Prishtinë

Aktuale

Ja si largohet lypësi nga sheshi në Prishtinë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 09:58
Foto

Numri i lypësve në kryeqytet po shkon duke u shtuar.

Kudo që hedh sytë, sheh në një qosh të rrugës, në kafene, madje edhe në mes të sheshit, të mitur e të moshuar që shtrijnë duart duke kërkuar lëmoshë.

Derisa, nuk dihet për shumicën e tyre se nga vijnë dhe kush “i drejton”, ata po ngjallin veç dhembshuri edhe irritim tek qytetarët.

Por, që të ketë rend dhe qytetarët të kalojnë të lirë në shesh, një polic kosovar, ka larguar në mënyrë krejtësisht njerëzore një nga lypësit, i cili i zbathur kërkonte para në shesh.

Polici, në këto pamje të cilat i ka realizuar një qytetar, shihet teksa e drejton lypësin në një qosh, afër objektit të MKRS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat