Kurti me bashkëpartiak bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 13-vjetorin e vdekjes së tij

Aktuale

Kurti me bashkëpartiak bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 13-vjetorin e vdekjes së tij

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 10:18
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po bën homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

***

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpartiak e familjarë ka bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, në 13-vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti homazhe do të bëjë edhe te varri i Mon Balajt n ë Podujevë, si dhe te pllakat e vendosur në Sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet, aty ku ishin qëlluar të ndjerët me plumba gome nga policia rumune.

Mon Balaj dhe Arben Xheladini mbetën të vrarë me 10 shkurt 2007 derisa po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Edhe pse kanë kaluar 13 vite që kur policia rumune e UNMIK-ut në demonstratën e 10 shkurtit 2007 shtiu me plumba gome drejtë protestuesve duke lënë të vdekur dy prej tyre, megjithatë deri më tash askush nuk është dënuar për këtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat