AAK-së i largohet një zyrtare

Aktuale

AAK-së i largohet një zyrtare

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 11:08
Ilustrim

Fiknete Bejta i ka ndarë rrugët edhe me AAK-në. Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishte aderuar në AAK, tashti është larguar edhe nga partia e Ramush Haradinajt.

Bejta ka publikuar në Facebook se është asambleiste e pavarur në Komunën e Prishtinës.

Ftohja e raporteve me AAK-në ishte vërejtur javëve të fundit me disa postime në Facebook, ku Fiknete Bejta kishte kritika tërthorazi për partinë e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat