‘Zbulohet’ qëllimi i PDK-së, ja arsyeja pse e bojkotoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale

‘Zbulohet’ qëllimi i PDK-së, ja arsyeja pse e bojkotoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Nga: N.Sh. Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 11:35
PDK

Partia Demokratike e Kosovës sot nuk po merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja e ka bojkotuar këtë mbledhje, ashtu si javën e kaluar për shkak të veprimeve siç i quajnë ata anti kushtetuese e anti ligjore që ka ndërmarr kryetarja e re e Kuvendit Vjosa Osmani e cila ka larguar fotografinë zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës nga muri ballor në zyrën e saj, ashtu siç e parasheh Ligji për Protokollin e Shtetit.

Pas kësaj ka reaguar analisti politik Blerim Vela.

Ai kërkon nga PDK-ja që të merren me opozitarizëm të vërtetë dhe jo ku janë të varura portretet e Presidentit.

Vela tutje shkruan se, nëse PDK-ja e ka qëllim të kontestoj në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryeparlamentare, nuk kanë nevojë të fsihen pas çështjes së portretit të Presidentit.

Postimi i plotë:

PDK thirret ne ligje dhe respektim te institucioneve ne letren qe nuk tregon as respektin minimal ndaj Kryeparlamentares Osmani.

Krijohet pershtypja qe letra i eshte derguar nje deputeteje rastesore dhe jo Kryetares se Kuvendit.

PDK groë up! Merruni me opozitarizem te vertete dhe jo ku jane te varura portretet e Presidentit.

Nese PDK e ka per qellim qe te kontestoj ne Gjykaten Kushtetuese zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryeparlamentare, nuk ka nevoj te fshihen pas ceshtjes se portretit te Presidentit per te bojkotuar punen e Kryesise se Kuvendit dhe autoritetin e kryetares se Kuvendit. Duhet ta thote troc nese e njeh ate si kryetare legjitime te Kuvendit. Perndryshe, parimesia e PDK do te testohet nese mosnjohja e tyre e autoritetit te kryetares se Kuvendit nenkupton edhe bojkotim te seancave plenare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat