PSD-ja me aksion kundër Kurtit: Shihe veten në pasqyrë, ishe kundërshtues i planit të Ahtissarit

Aktuale

PSD-ja me aksion kundër Kurtit: Shihe veten në pasqyrë, ishe kundërshtues i planit të Ahtissarit

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 11:48
PSD-ja me aksion kundër Albin Kurtit

(E plotësuar) - Partia Socialdemokrate, me anë të një aktiviteti simbolik, në 13-vjetorin e vdekjes së Mon Balaj e Arben Xheladini, vendosën një pasqyrë te pllaka përkujtimore e këtyre të fundit, dhe i bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti ‘që të afrohet dhe ta shikojë’ veten në atë pasqyrë.

Ish-kolegët e Lëvizjes Vetëvendosjes akuzuan kryeministrin Kurti për ndryshim të synimeve dhe qëllimeve të protestës së 10 shkurtit 2007, në të cilën policia rumune e UNMIK-ut vrau dy protestues të pafajshëm shqiptarë.

Sekretarja e PSD-së, Teutë Rrusta, tha se protesta e 10 shkurtit ka pasur për qëllim kundërshtimin e planit të Ahtissarit, dhe se atëkohë Kurti ka qenë kundërshtari më i madh i atij plani.

Sipas saj, tani që ai është bërë kryeministër ‘nuk ka asnjë rresht për synimet e kësaj proteste’.

Rrusta: Në planin e Qeverisë Kurti s’kemi asnjë rresht për synimet e prot estës së 10 shkurtit

“Sot u bënë 13 vjet prej protestës së 10 shkurtit, e cila ka pasur si qëllim kundërshtimin e planit të Ahtisasrit. Në këtë protestë u vranë nga njësiti policor i UNMIK-ut, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, pra duke protestuar dy protestues humbën jetën e tyre, por ky 10 shkurt është më i veçantë për shkak se në këtë datë e gjen Kurtin kryeministër, kundërshtarin më të madh të planit të Ahtisaarit. Në alternativën qeverisëse të Vetëvendosjes, por edhe në dokumentet e programit të 2017, i kemi brenda prioriteteve edhe ndryshimet kushtetuese të cilat shmangin pengesat që dalin nga plani i Ahtisaarit, mirëpo tash në planin qeverisës të Kurtit nuk e kemi asnjë rresht për synimet e kësaj proteste”, deklaroi Rrusta.

Ajo shtoi se Kurti nuk ka për synim të ndërmerr asnjë hap konkret për ndryshimet kushtetuese të cilat e kanë përbrenda shumicën e dyfishtë që e fuqizojnë Listën Serbe.

Rrusta: 10 shkurti është dita kur Kurti duhet ta shohë veten në pasqyrë

“10 shkurti flet për llojin e qeverisë që do ta kemi, përderisa Kurti gjen hapësirë për të bërë nderime për të shënuar këtë datë, ai nuk ndërmerr as nuk ka për synim të merr asnjë hap konkret për ndryshimet kushtetuese, të cilat e kanë përbrenda shumicën e dyfishtë që e fuqizojnë Listën Serbe. Tash, jeta demokratike e Kosovës, vendimmarrja në kuvend është bllokuar përmes shumicës së dyfishtë dhe synimet për ta larguar këtë pengesë nuk i shohim askund në dokumentet e tyre në të cilat duhet të bazohemi. 10 shkurti është dita kur Kurti duhet ta shohë veten në pasqyrë. Nuk ka kuptim që protesta e 10 shkurtit të shpërlahet politikisht, përndryshe kësaj mund t’i themi oportunizëm politik. Ne ftojmë Albin Kurtin që të mos e largojë pasqyrën, por të ketë guxim dhe ta shohë veten në të”, tha Rrusta.

13 vjet më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa policia e UNMIK-ut vranë dy protestues dhe plagosur mbi 80 të tjerë, dhe askush prej tyre nuk u dënua, përkundrazi policia rumune, pas kthimit në vendin e tyre, ata u nderuan me medalje.

***

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në vendin ku ndodhet një pllakë përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, të cilët u vranë gjatë protestës së 10 shkurtit 2007.

Sekretarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se kjo datë e gjen Albin Kurtin, njeriun më kundërshtues të planit të Ahtissarit, në krye të Qeverisë. Ajo bashkë me anëtarë të partisë vendosen një pasqyrë tek pllaka ku gjenden emrat e Balajt dhe Xheladinit.

Ajo ka thënë se Kurti nuk e ka në plan që ta ndryshojë kushtetutën, ndërkohë që shtoi se kjo datë duhet të shërbejë si ditë kur Kurti duhet ta shohë veten në pasqyrë.

Image

“Sot u bënë 13 vite prej protestës së 10 shkurtit në kundërshtim të pakos së Ahtisarit. Kjo datë e gjen Kurtin Kryeministër, personin më kundërshtues të planit Ahtisari. Përderisa Kurti gjenë hapsirë për me shënu datën, Kurti s’ka plan për të ndryshu kushtetutën. 10 shkurti është dita kur Kurti duhet ta shohë veten ne pasqyre”, tha sekretarja e PSD-së.

Ndërkohë, Kurti ka kryer homazhe tek varret e Balajt dhe Xheladinit, të cilët u vranë nga policia rumune, e cila atë kohë menaxhonte protestat.

Ndryshe, në protestën e sotme u panë edhe ish-deputetë të Kuvendit nga radhët e PSD-së, të cilët u ndanë nga partia e Albin Kurtit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat