Ish kryetari i VV-së: Edhe për Mon e Arbenin do të duhej të vinte dita!

Aktuale

Ish kryetari i VV-së: Edhe për Mon e Arbenin do të duhej të vinte dita!

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 11:56
Visar Ymeri

Ish-kryetari i VV-së Visar Ymeri në 13 vjetorin e vdekjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt thotë se asnjë person nuk është dënuar për një krim të tillë.

“As sot e kësaj dite asnjë person nuk është dënuar. As dorasit. As urdhërdhënësit”

“Do të duhej të vinte dita edhe për ta. Për drejtësinë në rastin e Monit dje Arbenit. Për drejtësinë në rastin e plagosjes së 80 demonstruesve tjerë” shkruan Ymeri në Facebook.

Postimi i plotë:

13 vjet pas vrasjes së Arbenit dhe Monit shumë gjëra kanë ndryshuar. Përveç padrejtësisë. As sot e kësaj dite asnjë person nuk është dënuar. As dorasit. As urdhërdhënësit.

Do të duhej të vinte dita edhe për ta. Për drejtësinë në rastin e Monit dje Arbenit. Për drejtësinë në rastin e plagosjes së 80 demonstruesve tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat