Kuvendi mban seancë të enjten

Aktuale

Kuvendi mban seancë të enjten

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 12:48
Vjosa Osmani

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, është marrë vendim që këtë të enjte të mbahet seancë plenare, raporton Bota Sot.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se në mbledhjen e sotme është votuar unanimisht nga anëtarët e kryesisë së Kuvendit që të dërgohen për votim në seancë 14 komisionet parlamentare aq sa janë paraparë që të ketë kjo legjislaturë.

“Ne sot vendosëm me unanimitet të plotë të anëtarëve që ishin prezent që të përcjellim për seancën e Kuvendit e cila është përcaktuar të mbahet të enjten emrat e komisioneve parlamentare ku do të votohen formalisht”, ka thënë Osmani.

Këtë mbledhje sërish e ka bojkotuar Partia Demokratike e Kosovës por Osmani tha se grupet parlamentare që ishin prezentë e bënë përzgjedhjen dhe se PDK-së i kanë mbetur dy komisionet më të rëndësishme për mbikëqyrjen e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat