Zëvendësministri i MPB-së: Ja pse u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini

Aktuale

Zëvendësministri i MPB-së: Ja pse u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini

Nga: N.Sh. Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 13:03
Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, thotë se me 10 shkurt 2017 u ngritën në marsh paqësor për të kundërshtuar Planin e Ahtisarit për Republikën e Kosovës.

Ai thotë se e vranë Monin dhe Arbenin që t’i shtypnin, por e drejta nuk shtypet sipas tij.

“Populli ynë nuk rreshti asnjëherë rezistencën dhe angazhimin për pavarësi dhe barazi mes popujsh. Më 10 shkurt 2007 u ngritëm në marsh paqësor në kundërshtim të Planit të Ahtisaarit që aspiratën tonë për Republikë e mohonte, duke mos respektuar vullnetin e popullit për vetëvendosje. Vranë Monin e Arbenin që të na shtypnin, por e drejta nuk shtypet.

Përjetësisht rrugës së tyre”, shkruan Xhelal Sveçla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat