Kush është ministrja e “varfër” e Kosovës

Aktuale

Kush është ministrja e “varfër” e Kosovës

Nga: A.J Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 13:30
Foto

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu duke “varfër” në krahasim më ministrat e tjerë sa i përket pasurisë se saj për pronat apo pasuritë që ajo posedon.

Të gjitha pronat e edhe vetura që ajo e ka në posedim janë ne emrin e bashkëshortit të saj dhe Haxhiu nuk posedon asgjë në pronësi të saj.

Në deklarimin e pasurisë, deputetja e VV-së ka deklaruar të gjitha pasuritë dhe të ardhurat, prej të cilave vetëm paga e saj si deputete dhe dy kredi bankare janë në pronësi të saj. Të gjitha tjerat, shtëpia, toka, vetura e paratë e gatshme në bankë, janë në pronësi të bashkëshortit të saj.

Image
Albulena Haxhiu

 

Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut, mban pronësinë mbi të gjitha pasuritë të cilat i shfrytëzon bashkë me bashkëshorten e tij.

Edhe vetura e vetme që kanë ata, është pronë e bashkëshortit të deputetes së VV-së. Bëhet fjalë për një ‘Zafira’, të blerë përmes kredisë, që vlerësohet 6 mijë euro.

Përveç që nuk është pronare e ndonjë pasurie, Haxhiu gjithmonë është parë si një person i thjeshtë dhe gjithmonë e njëjtë edhe tash kur është bërë Ministre e Drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat