Bëhen homazhe te pllaka përkujtimore në 13-vjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Aktuale

Bëhen homazhe te pllaka përkujtimore në 13-vjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 13:35
Bëhen homazhe te pllaka përkujtimore në 13-vjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Lëvizja Vetëvendosje e qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, me rastin e 13-vjetorit të vrasjes së tyre në demonstratat e 10 shkurtit 2007.

Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba goma nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat