Vëllai i Mon Balajt: Bërja e shtetit e dëshiron sakrificën

Aktuale

Vëllai i Mon Balajt: Bërja e shtetit e dëshiron sakrificën

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 13:49
Vëllai i Mon Balajt: Bërja e shtetit e dëshiron sakrificën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me familjarë, miq, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë homazhe tek varri i Mon Balaj në përkujtim të 13 vjetorit të rënies së tij.

Vëllai i Monit, Fahri Balaj tha se sot duhet të ndihemi krenar që ëndrrat e dëshmorëve, ëndrrat e Monit dhe Arbenit dhe vullneti i shumë familjeve tjera do të bëhet realitet.

Balaj shtoi se sot para 13 vitesh ishin moralisht dhe shpirtërisht të thyer, por që dhimbjen e tyre e kaluan me mbështetjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot u bënë 13 vite, 13 vite më parë ndiheshim moralisht dhe shpirtërisht të thyer, mirëpo me ndihmën e pa shoq dhe mbështeten që na e dhanë pandërprerë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes ia arritëm që të mbajmë vetën dhe të themi që bërja e shtetit dhe rrugëtimi drejt tij e dëshiron sakrificën”, tha ai.

Ai tha familja e tij u rreshtua krah lëvizjeve dhe individëve të cilët e kishin idealin e një shteti të mirë për të gjithë.

Në emër të familjes, ai i falënderoi të gjithë të pranishmit të cilët bënë homazhe për nder të 13 vjetorit të rënies së Monit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat