Kurti tregon çka do të flas në vizitën e parë si kryeministër në Shqipëri

Aktuale

Kurti tregon çka do të flas në vizitën e parë si kryeministër në Shqipëri

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 14:30
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nesër do ta zhvillojë vizitën e parë jashtë vendit, në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai ka thënë se do të ketë takime me të gjithë krerët e institucioneve.

Ai ka pranuar se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe krijimi i mini shengenit Ballkanik.

Por i pyetur nëse do të kërkojë nga kryeministri shqiptar shtyrjen e agjendës për realizimin e kësaj marrëveshje, Kurti është shprehur se do të diskutojnë për të nesër dhe do të prononcohen pas takimit.

“Do të diskutojmë shumë tema me siguri për të gjitha temat kryesore, përfshirë edhe atë. Nesër do ta diskutojmë këtë gjë dhe me siguri se do të flasim pas takimeve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat