Kush është aktivisti që ia dhuroi bluzën me gjak Albin Kurtit?

Aktuale

Kush është aktivisti që ia dhuroi bluzën me gjak Albin Kurtit?

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 14:49
Aktivisti që ia dhuroi bluzën me gjak Kurtit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Ramizi, sot ia ka dhuruar një bluzë kryeministrit Kurti, në përvjetor të protestës së 10 shkurtit të vitit 2007.

Ai është deklaruar para medieve duke dhënë detaje rreth bluzës, ndërsa ka treguar prej kur e ka ruajtur.

“Është  një maicë të cilën e kam pasur të veshur 13 vjet përpara në atë kohë si aktivist i VV të 10 shkurtit ku kam qenë i plagosur, maica është e shpuar me plumb gome në gjoks dhe është e gjakosur qysh ka qenë. E kam ruajtur qe 13 vjet dhe sot në mëngjes më shkoj mendja t’ia dhuroj kryeministër për t’i kujtuar rrugën nëpër të cilën ka ardhur deri në kryeministri, sakrificën që e kanë bërë qindra mijëra aktivistë qoftë të arrestuar apo të lënduar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat